DAP organizatore e Forumit për luftë kundër evazionit tatimor

Drejtoria për të Ardhura Publike sot dhe nesër është organizatore e Forumit për implementimin e masave për luftën kundër evazionit tatimor (Base Erosion and Profit Shifting – BEPS).

Marketing

Forumi, që organizohet nga Organizata e administratës tatimore (IOTA), e hapi drejtoresha e DAP-it Sanja Lukarevska. Kanë arritur 54 pjesëmarrës nga administratat tatimore nga rajoni, vendet anëtare të BE-së dhe administratat e tjera tatimore, si dhe ligjërues të Organizatës për bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD).

DAP është anëtare e IOTA-s nga vitit 1997 dhe prej atëherë aktivisht merr pjesë dhe organizon evenimente të ndryshme në kuadër të IOTA-së , ndërsa me qëllim që të përmirësohet legjislativa tatimore dhe proceset tatimore.