Kompania kineze Oppo ka shpërndarë pamjet e telefonit të ri, kamera për slfie i së cilit është i padukshëm në ekran.
Personi që tregon funksionin e kamrës së vendosur nën sipërfaqe, e vendosë gishtin në një pjesë të ekranit, për të treguar se ku ndodhet, transmeton Telegrafi.
“Ata që presin një tefelon, ku nuk vërehet ku është vendosur kamera, bëhuni gati në mahniteni. Ju po shihni për herë të parë, teknologjinë e kamerës së vendosur nën sipërfaqe” thuhet shkurt në postimin në Twitter.
Në postimin zyrtar të Oppo, nuk bëhet e ditur se në cilin telefon është e vendosur kjo teknologji, apo kur do të lansohet.