Ushtaraku Shqiptaro-Amerikan paralajmëron se po përgatitet një kurth për delegacionin e Kosovës në Paris

Ushtaraku Shqiptaro-Amerikan, Muharrem Maralusha, përmes një postimi në Facebook, ka bërë një koment rreth Samitit të Parisit, i cili pritet të mbahet në korrik të këtij viti.

Marketing

Ushtaraku Shqiptaro-Amerikan lidhur me këtë, ka paralajmëruar se në këtë samit është duke u përgatitur një “kurth” për delegacionin e Kosovës.

Maralusha mes tjerash zbulon se qëllimi i ndërkombëtareve është rrëzimi i Qeverise Haradinaj, në qoftë se Kosova nuk i pranon kushtet që do të imponohen ndaj Kosovës.

Ai gjithashtu deklaron se këto “kurthe”, janë të përgatitura nga Serbia, por që sipas tij, janë të maskuara si të ndërkombëtarëve.
“Një porosi e kam për qeverinë e Kosovës dhe delegacionin e Kosovës që ta kenë në dije se një kurth është duke u përgatitë në konferencën e Parisit në muajin e ardhshëm. Qëllimi i të huajve është rrëzimi i Qeverise Haradinaj në qoftë se Kosova nuk i pranon kushtet që do të imponohen ndaj Kosovës. Këto kushte janë të Serbisë, por të maskuara si të ndërkombëtarëve”, deklaron Maralusha në llogarinë e tij në Facebook.

Ndërkohë që Kosova po përgatitet për samitin e Parisit mes Gjermanisë, Francës, Serbisë, Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq nuk është i sigurte nëse do të mbahet takimi i ardhshëm më Francë me 1 korrik me taksën ende në fuqi.

Vuçiq shprehet se nuk pret që diskutimi për Kosovën në Këshillin e Sigurimit të OKB-së të japë efekte.
Presidenti serb Aleksandër Vuçiq thekson se ka dallime te mëdha në sjelljen mes dy vendeve dhe sipas tij qëndrimi brutal i Kosovës tregon dobësimin. e saj.