Stërvitja ushtarake “Goditja Vendimtare”sot filloi në poligonin ushtarak Krivollak në periferi të Shkup.
Në këtë stërvitje të përbashkët të forcave të Armatës së Maqedonisë së Veriut dhe gjashtë ushtrive të vendeve anëtare të NATO-s marrin pjesë mbi 2700 ushtarë.
“Goditja vendimtare” është ushtrimi më i madh i mbajtur ndonjëherë në vend, që do të zgjas deri më 9 korrik. Numri më i madh i ushtarëve të NATO janë nga ushtria amerikane edhe ate mbi 1300 ushtarë, ndërsa të tjerët nga pesë vendet e tjera anëtare të Aleancës si: Mal të Zi me 75, Lituania 10, Bullgaria dhe Shqipëria me nga 25 ushtarë. Në këtë stërvitje do të ketë trajnime për sinkronizimin e forcave për rritjen e ndërveprimit në mes të operacioneve të forcave speciale të vendeve partnere.