60 persona janë proceduar për aktet e dhunës ndaj punonjësve të Policisë dhe institucioneve shtetërore në protestën e së dielës të organizuar nga opozita jashtëparlamentare, ndër ta 42 të arrestuar.
Këta të fundit dolën sot para trupës gjykuese për t’u njohur me masën e sigurisë.
Të pranishëm në sallën e gjyqit ishin edhe ish-deputetët e PD, raporton Tch.
Në përfundim gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë ku 38 prej tyre morën masën detyrim paraqitje, dy arrest me burg dhe dy arrest shtëpie.