Duraku: Ta ruajmë biodiversitetin dhe planetin Tokë

????????????????????????????????????

Me mbajtjen e seminarit me temën “Përdorimi i qëndrueshëm i produkteve pyjore jo-drunore (PPJP)”, që u mbajtë në kuadër të projektit STAR 5 ” Arritja e ruajtjes së biodiversitetit përmes krijimit dhe menaxhimit efikas të zonave të mbrojtura dhe përfshirjes së biodiversitetit në planifikimin e menaxhimit të tokës (Komponenta 3: Planifikimi i përdorimit të tokës dhe përfshirja e biodiversitetit në rrjedhat kryesore) “sot në Shkup, Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor e shënoi 5 Qershorin – Ditën Botërore të Mjedisit.

Marketing

Themelimi i mbrojtjes funksionale dhe të qëndrueshme të mjedisit dhe natyrës është një qëllim prioritar i MMJPH-së. Për shkak të kësaj, sot ne të gjithë bashkarisht e përkujtojmë 5 Qershorin – Ditën Botërore të Mjedisit.

Festimi i kësaj dite është i lidhur në mënyrë të pandashme me Konferencën Botërore mbi Mbrojtjen e Mjedisit, organizuar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, e mbajtur në Stokholm në vitin 1972. Mesazhi kryesor nga konferenca, e cila edhe sot është aktuale, është se “Ka vetëm një vend të vetëm”, ne jetojmë në këtë vend të vetëm dhe ne kemi nevojë të krijojmë kushte të tilla në mjedis, të cilat do të sigurojnë një mbijetesë të favorshme të gjeneratave të sotme dhe të ardhshme.

Shteti ynë posedon një trashëgimi natyrore të jashtëzakonshme, të përfaqësuar me pasuri të madhe dhe shumëllojshmëri speciesh, të karakterizuara me një nivel të lartë endemizmi dhe reliktizmi. Trashëgimia gjeomorfologjike e ndryshme, fenomenet gjeologjike dhe burimet hidrologjike, si dhe karakteristikat e peizazhit, kontribuojnë në vlerat natyrore të jashtëzakonshme. Krijimi i mekanizmave dhe modeleve për përdorim të qëndrueshëm të llojeve të bimëve të egra, dmth të produkteve pyjore jo-drusore është një çështje e rëndësishme dhe prioritare në fushën e mbrojtjes së natyrës. – tha ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Sadulla Duraki në fjalimin përshëndetës.

Në fjalimin e tij, Goran Liçovski nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, u përpoq që të gjithë të bashkohemi në misionin për ruajtjen e natyrës së larmishme dhe të ruajtur të vendit, si bazë për një shoqëri të shëndetshme dhe të begatshme.

Iskra Stojanova, përfaqësuese e Programit të Mjedisit të Kombeve të Bashkuara Zyra në Shkup e potencoi mbështetjen që UNEP-i ia ka dhënë MMJPH, në mënyrë që t’i përmbushë detyrimet ndërkombëtare në lidhje me mbrojtjen e mjedisit dhe natyrës, duke shtuar se në përputhje me moton e këtij viti për 5 Qershorin -Ditën Botërore të Mjedisit “Mbrojtja e ajrit nga ndotja” së bashku me kolegët nga Organizata Botërore e Shëndetësisë është hartuar një studim mbi “Ndikimin e ndotjes së ajrit mbi shëndetin e njeriut”, që i referohet gjithë rajonit, gjetjet e të cilit do të promovohen në mënyrë plotësuese.

Seminari kombëtar për përdorimin e qëndrueshëm të produkteve pyjore jo-drunore “Arritja e ruajtjes së biodiversitetit përmes krijimit dhe menaxhimit efikas të zonave të mbrojtura dhe përfshirjes së biodiversitetit në planifikimin e menaxhimit të tokës” është duke u zhvilluar në kuadër të projektit STAR 5 të financuar nga GEF dhe zbatuar nga UNEP dhe shfrytëzues i rezultateve është MMJPH.

Organizatorët e ngjarjes janë Ministria e Mjedisit Jetësor në bashkëpunim me Fondin Global Ekologjik (GEF), Programi i Kombeve të Bashkuara për Mjedisin Jetësor UNEP dhe Organizata për Lidhjen e Vlerave Natyrore dhe Njerëzore (CNVP) Maqedoni.