Në moshën 83 vjeçare ka ndërruar jetë ish-diplomati austriak, Albert Rohan, i cili ishte i dërguar i OKB-së në bisedimet për statusin e Kosovës dhe kishte kontribuar në krijimin e Planit të Ahtisaarit.
Lajmi për vdekjen e politikanit austriak u bë i ditur nga Ministria e Jashtme e këtij vendi.
Si Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe në funksione të shumta ndërkombëtare, Rohan ka pasur një ndikim vendimtar në politikën e jashtme austriake.
“Qysh në vitet 1990, ai luajti një rol të rëndësishëm në formësimin e politikës së Ballkanit”, thuhet mes tjerash në njoftimin e MPJ-së austriake.
Albert Rohan kishte dhënë kontribut të veçantë për statusin e Kosovës me ç’rast gjatë vitit të kaluar kishte thënë se ndarja e Kosovës s’mund të jetë temë e bisedimeve Prishtinë – Beograd.