Qeveria holandeze nuk është e interesuar për nisjen e negociatave të anëtarësimit mes Bashkimit Europian dhe Shqipërisë.
Por për Maqedoninë e Veriut, dera është lënë e hapur.
Kështu deklaroi ministri i Jashtëm i Holandës, Stef Blok në Dhomën e Ulët të parlamentit.
“Shqipëria ka akoma një rrugë të gjatë për të bërë,” tha Blok. Por ai u shpreh më pozitiv për Maqedoninë e Veriut. Sipas tij, atje janë ndërmarrë hapa të mirë.
Deputetët kërkuan të mësonin qartësisht qëndrimin e Holandës për nisjen e negociatave dhe ministri ishte i prerë.