Ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi së bashku me zv.kryeministrin për çështje ekonomike Koço Angjushev dhe znj.Anka Joana Jonesku përfaqësuesen e BERZH-it për Republikën e Maqedonisë së Veriut kanë promovuar thirrjen publike për ndërtimin e qendrave fotovoltaike me fuqi instalimi prej 35 megavat në tokë shtetërore e cila shpallet ditën e hënë.
Ministri Bekteshi duke dhënë një pasqyrë të reformave që janë bërë në sektorin e energjetikës tha se “Me Ligjin për Energjetikë, përveç modelit të subvencionimit dhe mbështetjes përmes tarifave fiding, kemi prezantuar një model subvencionimi të tarifave premium – model ky që shfrytëzohen nga shumica e vendeve anëtare të BE-së.Kemi miratuar të gjitha aktet e nevojshme nënligjore dhe kemi përgatitur dokumentacionin e tenderit për zbatimin e këtij procesi në mënyrë transparente dhe duke respektuar konkurrencën, për të zgjedhur investitorë që do të jenë ofertuesit më të mirë, në përputhje me rregullat e tenderit, pas çka do të vijojë edhe ankand elektronik si fazë e dytë e procedures”.
Me qëllim që të njihen sa më shumë investitorë me ciklin e projektit ministri Bekteshi ka njohur me mënyrën e aplikimit për shfrytëzimin e këtyre premive duke shtuar se “ Investitorët e interesuar dokumentacionin e tenderit do të kenë mundësi ta marrin nga Ministria e ekonomisë, i cili do të përmbajë të gjithë informacionin e nevojshëm për lokacionet që do të ofrohen, psh: për hapësirën e tokës, për të cilën janë përgatitur bazat gjeodezike, në mënyrë që ata të mund të vlerësojnë realizueshmërinë e projektit dhe të japin ofertë,do të njihen me informacionin rreth mënyrës së ndërtimit të ndërlidhjes dhe çmimin e saj dhe pastaj në afat prej 60 ditësh do të duhet të përgatisin ofertën e tyre”.
Ministri Bekteshi ndër të tjera paralajmëroi se projekte të tilla dhe të ngjashme do të realizojmë edhe në periudhën e ardhshme. “Së shpejti do të shpallim edhe një thirrje të re për të dhënë premi edhe në lokacionet që janë në pronësi private. Në përputhje me politikat evropiane për “zhvillim të gjelbër ose të qëndrueshëm”, Ministria e ekonomisë çdo vit do të publikojë shpallje për ndërtimin e qendrave elektrike duke shfytëzuar këtë model, që të arrijmë pjesëmarrje sa më të lartë të burimeve të rinovueshme të energjisë në bruto konsumin final të energjisë elektrike” shtoi Bekteshi.
Ndërkohë zv.kryeministri për çështje ekonomike Koço Angjushev duke paralajmëruar për të hënën hapjen e tenderit për ndërtimin e centraleve fotovoltaike tha se kriteri i vetëm që do të jetë në ankand do të jetë ajo se për sa premi ka nevojë kompania. Çdo kompani do të jetë në gjendje të aplikojë për një lokacion të caktuar dhe të gjitha kompanitë që do të aplikojnë për atë lokacion, do të kalojnë kontrollet administrative nëse plotësojnë kushtet themelore apo jo dhe pastaj do të kalojnë në një ankand elektronik i cili poashtu do të jetë me vlerë shtuese.
Anka Joanesku nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) tha se gjithçka është gati për publikimin e tenderit dhe Maqedonia e Veriut do të jetë vendi i pari në të cilin procesi do të jetë më transparent.” Investitorët privatë do të jenë në gjendje të hyjnë tek burimet e ripërtëritshme të energjisë. Ky do të jetë një proces transparent dhe ftoj të gjithë të interesuarit që të aplikojnë për këtë tender – tha Joanesku.