Pagesa elektronike për taksë rrugore në RMV – zbritje minimale për shoferët e rregullt

Pagesa elektronike e taksës rrugore në Maqedoninë e Veriut në korridorin 10 do të fillojë gjatë këtij muaji dhe me atë për herë të parë do të ketë zbritje të çmimit për shfrytëzuesit e rregullt të këtij shërbimi. Me vendimin më të ri të Qeverisë për lartësinë dhe mënyrën e pagesës të këtij kompensimi, shfrytëzuesit e rregullt do të fitojnë zbritje minimale prej 2 deri në 7% gjatë mbushjes së kartelave pa kontakt dhe tagat si pajisje për pagesë elektronike të taksës rrugore, njofton “Meta“, transmeton, Portalb.mk.

Marketing

Kartelat elektronike do të munden të blihen me çmim prej 100 denarë, ndërkaq tagat do të kushtojnë 1.200 denarë. Dhe të dy mënyrat e pagesës nuk do të jenë të personalizuara, që do të thotë se më shumë automjete do të munden ta shfrytëzojnë, pa dallim nëse bëhet fjalë për persona fizik ose juridik. Gjatë mbushjes së kartelës ose tagave, vozitësit do të fitojnë zbritje për rreth 2% nëse mbushja do të kushtojë prej 301 deri në 10.000 denarë, 3%, nëse shuma e mbushjes do të jetë prej 50.001 deri në 300.000 denarë, dhe 7% zbritje të çmimit nëse do të mbushet kartela me vlerë prej mbi 300.001 denarë.

Megjithatë, edhe me vendimin e ri të qeverisë nuk do të ketë zbritje të kompensimit për distancën e udhëtuar. Edhe më tej taksa rrugore do të kushtojë 2.578 denarë për kilometër të kaluar për një automjet, e cila fillimisht ishte rritur me vendimin e qeverisë paraprake në vitin 2014-të. Zbritje të vetme ka për motoçikletat, të cilët do të evidentohen si kategori e veçantë e automjeteve, të cilët do të paguajnë prej 10 deri në 40 denarë më lirë taksë rrugore.

Ndryshe, qytetarët të cilët në ditët e punës do të udhëtojnë nëpërmjet Shkupit dhe Gostivarit, në qershor, për automjetin e tyre do të duhet të ndajnë 5.320 denarë për taksë rrugore. Me pagesën elektronike, nëse e mbushin kartelën e tyre ose tag për këtë shumë, shoferët do të kursenin kursenin për taksa 106 denarë, gjegjësisht për këtë kompensim mujor do të duhet të ndajnë 5.213 denarë.

Nga pagesa elektronike e taksës rrugore do të kenë dobi më shumë ndërmarrjet e fushës së transportit dhe mallrave dhe udhëtarëve, të cilët çdo ditë udhëtojnë me furgonë, autobusë ose kamionë nga disa herë nëpër këto rrugë. Për ata që udhëtojnë çdo ditë nëpërmjet autostradave, nga Ndërmarrja Publike Rrugët Shtetërore njoftojnë se ditët e ardhshme do të lëshohet në përdorim pikëpagesa në Gjevgjeli, ku do të duhet që të paguhet 100 denarë për një automjet për një drejtim. Për disa muaj do të lëshohet në përdorim edhe pikëpagesa në Demir Kapi, në të cilën do të duhet që të paguhet 80 denarë për një automjet.