Juratoviq: Maqedonia e Veriut të inkuadrohet në NATO dhe t’i jepet perspektivë e BE-së

Deputeti në Bundestagun gjerman, Josip Juratoviq, sot vlerësoi se Bashkimi Evropian, për shkak të sigurisë së vet, duhet t’i japë Maqedonisë së Veriut perspektivë të sinqertë evropiane dhe ta inkuadrojë në strukturat transatlantike.

Marketing

Deputeti i Partisë Socialdemokrate i Gjermanisë në kumtesë paralajmëroi se Maqedonia e Veriut “etnikisht është shumë e ndryshme” dhe se në të “forcat nacionaliste do të kenë punë të lehtë nëse popullata merr përshtypje se vendet ballkanike i kanë lënë në baltë”.

“Është shumë me rëndësi të krijohen kushte që Maqedonia e Veriut të hyjë në NATO. Më pak sepse do të ishte me rëndësi të veçantë ushtarake, por shumë më shumë sepse nevojitet që Maqedonia e Veriut në mënyrë të sigurt dhe politike të përforcohet në strukturat transatlantike”, theksoi Juratoviq.
Sipas tij, nëse nuk i ofrohet Maqedonisë së Veriut perspektivë e sinqertë evropiane, atëherë do të dobësohen forcat demokratike në vend.