REL: Trembëdhjetë anëtare të BE-së kërkojnë zgjerim të Ballkanit Perëndimor, mes të cilave është edhe Maqedonia e Veriut

Mes vendeve-anëtare të Bashkimit Evropian në qarkullim është i ashtuquajturi “non-pejper”, i cili ka për qëllim të konfirmohet në formë të shkruar se zgjerimi i Ballkanit Perëndimor mbetet edhe më tej opsion kredibil. SIç lajmëroi Radio Evropa e Lirë (REL), 13 anëtare të BE-së kërkojnë zgjerim të Ballkanit Perëndimor.

Marketing

Radio Evropa e Lirë, e cila ka qasje në projekt-dokumentin, ku, mes tjerash, ceket se BE-ja duhet ta përmbushë përkushtimin e vet të qartë ndaj integrimit evropian të vendeve nga Ballkani Perëndimor dhe se “nuk ekziston” plan “B” për vendet nga Ballkani Perëndimor.

“Non-pejper” është zakonisht dokument joformal i cili në masë të madhe paraqitet në negociatat e mbyllura në kuadër të institucioneve të BE-së, posaçërisht në Këshillin e ministrave dhe ka për qëllim arritjen e marrëveshjes për një çështje të caktuar kontestuese politike.

Sipas informatave të REL, nismën për këtë “non-pejper” e ngriti Polonia, ndërsa mbështetja për këtë dokument është marrë nga ana e 13 vendeve-anëtare, të cilat kryesisht janë nga Evropa Qendrore dhe Lindore, do të thotë vendet të cilat i takojnë grupit të “anëtareve më të reja”.

Gjithashtu, REL merr vesh se po bëhen tentime të merret mbështetje sa më e madhe për këtë dokument para takimit ministror që do të mbahet më 18 qershor.

Inicuesi ka për qëllim dokumenti të miratohet në formë të deklaratës së përbashkët të ministrave të BE-së.
Para së gjithash, përmes këtij dokumenti, kërkohet të konfirmohet hapja e negociatave inkuadruese me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut që në qershor të këtij viti.
Ky vendim, sipas mendimit të anëtareve të BE-së që e mbështesin këtë letër, do të shërbejë si faktor i rëndësishëm motivues për tërë rajonin.

Vendimi, do të kontribuojë për “përforcimin e rezistencës së vendeve drejt interesave të jashtme, të dëmshme të aktorëve të tjerë dhe do të sigurojë se BE-ja edhe më tej mbetet lojtar kyç për transformim pozitiv rajonal”.

Në këtë projekt-propozim, mes tjerash, thuhet se Këshilli i BE-së duhet “të pranojë se politika e zgjerimit është mjet më i suksesshëm për promovim të standardeve dhe vlerave të BE-së, të vazhdojë ta mbështesë perspektivën e definuar të qartë për anëtarësim në BE, e cila është fuqi lëvizëse për zbatimin e reformave komplekse dhe zgjidhjen e çështjeve të tjera bilaterale në Ballkanin Perëndimor, me çka njihet efekti i pazëvendësueshëm i politikës së zgjerimit ndaj procesit të përforcimit të Evropës”.

Kjo nismë vjen në dritë të ndarjes mes anëtareve të BE-së për hapje të mundshme të negociatave inkuadruese me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Javën e kaluar Komisioni evropian rekomandoi hapje të pakushtëzuar të negociatave inkuadruese mes Brukselit dhe Shkupit e Tiranës.

Debati i parë do të mbahet më 18 qershor, ndërkaq, meqenëse këto çështje kërkojnë unanimitet mes anëtareve të BE-së, deri në këtë moment nuk ekziston pozitë e përbashkët e BE-së në mënyrë që të konfirmohet rekomandimi i Komisionit evropian, vlerëson REL.

Kryetari i Komisionit evropian, Zhan-Klod Junker, në fillim të kësaj jave, pranoi se për momentin nuk ka konsensus mes vendeve-anëtare për miratimin e hapjes së bisedimeve për inkuadrim.