Ish kryeministri në arrati, Nikolla Gruevski është takuar me një zyrtar të Ministrisë së Jashtme hungareze, njoftoi portali hungarez “444”. Këtë informacion e konfirmoi edhe Ministria e Jashtme e tyre, duke thënë se nuk është asgjë e veçantë nëse njeriu i tyre takohet me Gruevskin, i cili për shumë vite ka qenë kryeministër i vendit të tij. Gazetarët hungarez shkruajnë se banesa ku janë takuar Gruevski dhe sekretari shtetëror i Ministrisë së Jashtme hungareze, Ishtvan Jo, duke iu referuar të dhënave nga kadastra, është pronë e dy qytetarëve kinez.
Sipas portalit që të premten e publikoi videon me Gruevskin, raporton se banesa zakonisht u është dhënë me qira mysafirëve përmes “Airbnb”, por dyshimet e tyre janë se ai është në pronësi të shërbimeve sekrete hungareze dhe përdoret për takime. Ndryshe, të premten Parlamenti informoi se deputeti i dënuar, Nikola Gruevski, e ka dorëzuar dorëheqjen tek shtëpia ligjvënëse në gjuhën hungareze dhe, pasi të përkthehet, do t’u dorëzohet deputetëve.