Osmani dhe Hoxhaj kryejnë kontrolle në aktivitetet ndërtimore për vendkalimin kufitar Bellanoc – Stançiq

Zëvendëskryetari i Qeverisë, i angazhuar për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, së bashku me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Enver Hoxhaj, do ta vizitojnë vendin ku po kryhen aktivitete ndërtimore të projektit Bellanoc – Stançiq.

Marketing

Osmani dhe Hoxhaj do të kontrollojnë dhe prej së afërmi do të njihen me përparimin e projektit.

Gur-themeli me të cilin filloi ndërtimi i vendkalimit kufitar ishte vendosur më 11 qershor të vitit të kaluar. Në ceremoninë atëherë, përveç dy kryeministrave, morën pjesë edhe ambasadorët e BE-së në vend dhe në Kosovë, Samuel Zhbogar dhe Natalia Apostollova.

Bellanoc – Stançiq po ndërtohet me financa nga programi IPA i BE-së, ndërkaq pritet ta lehtësojë bashkëpunimin mes dy shteteve, të kontribuojë për garanca më të sigurta dhe për zhvillimin social dhe ekonomik të rajonit kufitar, përfshirë edhe interaksionin e shtuar mes njerëzve. .