Në Gjykatën themelore në Shkup për sot është caktuar seancë e re për rastin për parregullsi zgjedhore “Titanik” të Prokurorisë Speciale Publike.
Rasti ndodhet në procedurë dëshmuese dhe po nxirren dëshmi materiale të propozuara nga PSP. Bëhet fjalë për rreth 5.900 dëshmi materiale, si kërkesa për dhënie të letërnjoftimeve, deklarata për persona të autorizuar, ekstrakte nga llogaritë, vërtetime dhe dokumente e dëshmi të tjera për keqpërdorim të mjeteve për financim të fushatës politike prej vitit 2013.
Përveç ish-kryeministrit Nikolla Gruevski i cili ndodhet në arrati, në rastin “Titanik” të akuzuar janë edhe Kiril Bozhinovski, Mile Janakieski, Gordana Jankullovska, Biljana Brishkoska Boshkovski, Ilija Dimovski, Munir Pepiq, Edmond Temellko, Leko Ristoski, Kiril Todorovski, Katerina Velovska, Stanko Korunovski, Kosta Markovski, Dragçe Dragçeski, Marjan Nakevski, Goce Janevski, Xhezmi Ahmet, Robert Davitkov, Dalibor Aleshkoviq dhe Lenka Rashjakovska.
Ata dyshohen për bashkim kriminel, shkelje të së drejtës votuese, shkelje të lirisë së përcaktimit të votuesve, mito gjatë zgjedhjeve dhe votimit, shkatërrim të materialit zgjedhor dhe keqpërdorim të mjeteve për financim të fushatës zgjedhore.