ja çfarë thotë Bejta për përgjimet që i nxorri kërçovari nga Amerika

Duke u përgjigjur mbi përgjimet e fundit të cilat dalin në opinion nga personi “El Cheka”, nënkryetari i BDI-së, Nevzat Bejta tha se drejtësia duhet të flasë për ata, nëse ka pasur keqpërdorime nga ndonjë zyrtarë i partisë së tij, përcjell FLAKA.

Marketing

Ai pyeti pse përgjimet dalin vetëm për zyratrët e BDI-së, dhe shtoi se përgjime ka edhe për funksionarët e LSDM, VMRO, Aleancës, Besës…

“Këto përgjime dolën për përfitime politike, ato biseda ne nuk i ndëgjojmë pasi janë biseda private”, tha Bejta dhe shtoi se “ajo që thuhet me gojë nuk është thënë shpirtërisht dhe me shkrim, prandaj nuk preket askush, dhe në to nuk ka asnjë dëm mbi shtetin ose individin”, përfundoi Bejta.

Ai përsëriti se nëse ka vepër penale në këto përgjime, drejtësia le të punojë mbi to. Përmendi se përgjimet i ka edhe PSP- dhe se edhe ajo mund të merret me to.