Osmani: Fokus kryesor janë eurointegrimet, pastaj rikonstruimi i Qeverisë

Përgatitjet për kongresin e partisë ishin tema qendrore e seancës së mbrëmshme të Kryesimit qendror të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), informon zëdhënësi partiak Bujar Osmani. Në pyetjen e gazetarëve për rikontruimin e Qeverisë ai deklaroi se Fokusi është në politikën e jashtme rreth eurointegrimeve, pas së cilës do të dihen hapat në politikën e brendshme dhe ndryshimet në pushtetin ekzekutiv.

Marketing

“Mundohemi t’i harmonizojmë proceset brendshme me ato të jashtme. Të enjten do të jemi në Berlin ku do të definohet dinamika e eurointegrimeve dhe në bazë të kësaj dinamike do të definohet çështja e brendshme. Për atë deri atëherë, nuk mund të tregojmë se ç’farë qasje do të kemi në lidhje me rikonstruimin”, tha Osmani.

Ai nënvizoi edhe se të dy liderët Ahmeti dhe Zaev, në mënyrë intensive kanë komunikuar rreth kësaj çështje, por aktualisht prioritet mbetet agjenda evropiane përkatësisht takimi i paralajmëruar Merkel-Zaev në Berlin.

Prej dje BDI filloi me zgjedhjet në degët partiake.