Shqipëria do të përballet me Moldavinë sonte në orën 20:45, me ndeshjen e vlefshme për eliminatoret e Euro 2020.
‘Kuqezinjët’ e nisën keq kampanjën kualifikuese duke u mposhtur nga Turqia – ndeshje që bëri të reflektojë Federatën, e cila shkarkoi trajnerin Christian Panucci.
Më pas, Shqipëria realizoi fitores 3-0 në udhëtim te Andorra derisa u mund nga Islanda, aty ku u udhëhoqë për herë të parë nga strategu italian Edy Reja.
Ndeshja e sontme mund të shënojë pikë kthese për Kombëtaren që po vuan ende pasojat e së kaluarës.
Fitorja e Turqisë ndaj Francës i ka minimizuar edhe më shumë gjasat që Shqipëria të kërkojë Evropianin përmes ciklit kualifikues.
Gjithsesi, Shqipëria luan sonte për fitore dhe tre pikë të tjera, pavarësisht se nuk duhet nënvlerësuar kundërshtari.