Një studim i ri thotë se gjiganti i kërkimit gjeneron 4.7 miliardë dollarë të ardhura nga publikuesit e lajmeve online, por Google kundërshton shifrat.
Aleanca e Mediave Online lansoi studimin “Beneficionet e Google nga përmbajtja e lajmeve” të hënën, duke vlerësuar se gjiganti i kërkimit gjeneroi 4.7 miliardë dollarë të ardhura nga përmbajtjet informative nga mediat online më 2018-ën.
Google përdor një “vëllim të rëndësishëm të përmbajtjes së lajmeve” për të ndërlidhur produktet e tij, sipas studimit, gjë që lejon gjiganti i kërkimit të kapë të dhënat e përdoruesit dhe kështu përmirëson shërbimet e tij.
Nga shuma e përgjithshme, Google ka gjeneruar 700 milionë dollarë nga Google News dhe 4 miliardë dollarë nga përmbajtja e lajmeve në rezultatet e kërkimit të Google, sipas studimit.
“Gjetjet tregojnë qartë se Google po pëson rritje të të mirave materiale nga konsumatorët që kërkojnë lajme, duke iu ofruar njëherësh produkte që mbajnë përdoruesit brenda ekosistemit të saj”, tha David Chavern, president i Zyrës së Aleancës së Mediave Online dhe shef ekzekutiv, në një njoftim të hënën.
Aleanca e Mediave Online, një shoqatë që përfaqëson më shumë se 2,000 organizata, thotë se ky është një vlerësim konservativ i të ardhurave që Google arrin nga përmbajtja e lajmeve.
Google, megjithatë, thotë se llogaritje të tilla janë të gabuara.
“Studimi injoron vlerën që Google ofron,” tha një e zëdhënëse për kompaninë përmes imellës për CNET të hënën.
“Çdo muaj, Google News dhe Google Search dërgojnë mbi 10 miliardë klikime në faqet e internetit të botuesve, të cilat çojnë në abonimet dhe të ardhurat e rëndësishme të reklamave”, deklaroi tutje zëdhënësja.