Kryetari i Kuvendi të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, sot realizoi takim me kryetarin e Qeverisë së Republikës së Çekisë, Andrej Babish, i cili është për vizitë zyrtare dyditore në vendin tonë.
Xhaferi, siç informojnë nga kabineti i tij, shprehu falënderim për ndihmën dhe pjesëmarrjen e nëpunësve policorë çekë në mbikëqyrjen e kufirit jugor të Republikës së Maqedonisë së Veriut, si edhe për donacionet financiare të ndara deri më tani nga Republika e Çekisë.
Vizitën Xhaferi e vlerësoi si mundësi të shkëlqyer për thellimin e bashkëpunimit të vendosur dhe për realizimin e projekteve konkrete, siç është për shembull bashkëpunimi policor i cili tregon rezultate të shkëlqyera. Koncepti i këtillë i suksesshëm i bashkëpunimit mund të aplikohet edhe në sektorin e mbrojtjes.
Njëkohësisht, ai shprehu falënderim për ndihmën dhe pjesëmarrjen e nëpunësve policorë çekë në mbikëqyrjen e kufirit jugor të Republikës së Maqedonisë së Veriut, si edhe për donacionet financiare të ndara deri më tani nga Republika e Çekisë.
Xhaferi, potencoi se ratifikimi i protokollit aderues është në rrjedhë në vendet – anëtare të NATO-s. Deri tani, 16 vende e kanë ratifikuar, me shpresë se deri në fund të vitit Republika e Maqedonisë së Veriut edhe oficijalisht do të bëhet anëtare e 30-të e NATO-s. Ai falënderoi që procedura qeveritare në drejtim të ratifikimit të protokollit aderues tani më është përfunduar dhe shprehu bindje se parlamenti çek do e përfundojë procesin e ratifikimit deri në fillim të pushimit veror këtë vit.
Në takim, Kryeministri Babish theksoi se dinamika e vizitave në nivel qeveritar dhe parlamentar flet për trendin pozitiv të marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve miqësore. Ai tha se do e transmetojë mesazhin e rëndësisë së anëtarësimit tonë në NATO në Parlamentin e Republikës së Çekisë. Sa i takon BE-së, Babish rikujtoi se funksionarët e lartë të BE-së Marrëveshjen e Prespës e përshkruan si një nga arritjet më të rëndësishme, ashtu që pret vendim pozitiv në drejtim të hapjes së negociatave.