Pendarovski : Jemi miq me Turqinë, por e ndjekim politikën e BE-së

Presidenti Stevo Pendarovski sot nga Brukseli porositi se për kërkesat e Ankarasë zyrtare për ekstradimin e disa personave të dyshuar për aktivitete terroriste, Maqedonia e Veriut duhet t’i ndjekë ligjet vendore, por edhe të harmonizohet me partnerët evropianë.

Marketing

Prej pesëmbëdhjetë rastet të cilat janë kërkuar nga ana e Turqisë deri më tani, pesë për momentin nuk gjenden në territorin e Maqedonisë së Veriut, për pesë prej tyre në vijim janë procedurat gjyqësore, ndërsa për pesë shtetasit tjerë ka kërkuar detaje shtesë nga autoritetet turke, saktësoi presidenti i shtetit, përcjellë KOHA.

“U thash miqve tanë turq se i respektojmë kërkesat e tyre, por se duhet t’i shikojmë ligjet tona vendore, gjithçka duhet të jetë në pajtim me legjislacionin e Maqedonisë së Veriut dhe me legjislacionin e BE-së, ne duhet ta harmonizojmë politikën tonë me atë të BE-së. por në fund të fundit vendimi është tek institucionet”, porositi Pendarovski.

Turqia u kërkua me bllokadë të ratifikimit të protokollit aderues për NATO të Maqedonisë së Veriut nëse nuk i dorëzon gjylenistët e dyshuar.

Pendarovski theksoi se Turqia është mike e madhe e Maqedonisë së Veriut dhe një prej mbështetësve më të mëdhenj të hyrjes së vendit në NATO.

Marketing