Pesë mitet, mbi nismën kineze të Brezit dhe Rrugës

Nga Jonathan Hillman

Marketing

Vizioni i presidentit kinez Xi Jinping, për vendosjen e Pekinit në qendër të çështjeve ekonomike globale, është krijimi i lidhjeve të reja të të gjitha llojeve, nga ndërtimi i infrastrukturës tek forcimi i lidhjeve kulturore.
Nisma e Brezit dhe Rrugës (BRI), ofron premtime të mëdha të investimeve të formës “ëin-ëin (ku fitojnë të gjitha palët)”, të cilat kanë bindur 126 vende të bëhen pjesë e saj. Por kritikët paralajmërojnë se projekti, që ka nisur që në vitin 2013, nxit korrupsionin, dëmton mjedisin, krijon varësi financiare, dhe e zgjeron më tej fuqinë ushtarake kineze. BRI, ka nxitur me kalimin e kohës disa mite.

Miti nr.1: Kina po shpenzon triliona dollarë në këtë projekt

“Projekti kinez në infrastrukturë prej 8 trilionë dollarësh, është më i rrezikshmi në histori, në aspektin e ndotjes mjedisore”, paralajmëronte titulli i një medie britanike vitin e kaluar. “The Neë York Times”, e ka quajtur atë “Plani 1 trilionë dollarësh, që do të troditë rendin ekonomik”. Në fakt shifrat janë abuzive.
Sipas të dhënave nga “American Enterprise Institute”, Kina kishte shpenzuar rreth 400 miliardë dollarë deri në mesin e vitit 2018. Por krahasuar me nevojat, BRI nuk duket të jetë një nismë dhe aq e madhe. Sipas Bankës Aziatike për Zhvillim, vetëm Azia kërkon 26 trilionë dollarë për infrastrukturën deri në vitin 2030, për të ruajtur rritjen e saj ekonomike, dhe për t’ju përshtatur ndryshimeve klimatike.

Miti nr.2: BRI, nxitet nga motivet me natyrë ushtarake

“Përpjekjet e Kinës për të ndërtuar porte anembanë botës, nuk bëhen për shkak se kinezët duan të jenë ndërtues të mirë të anijeve dhe kujdestarë të rrugëve ujore, por ato bartin një element kombëtar shtetëror të sigurisë në secilin prej tyre”- paralajmëroi vitin e kaluar Sekretari i amerikan i Shtetit, Majk Pompeo.
Sigurisht, shumica e infrastrukturës mund t’i shërbejë si synimeve tregtare ashtu edhe atyre ushtarake. Disa projekte e BRI, siç janë portet në Pakistan dhe vende të tjera, mund të shërbejnë si pika mbështetëse për ushtrinë e madhe kineze, apo të inkurajojnë ekspansionin kinez. Por deri më sot, BRI është më së shumti një program ekonomik dhe politik, që ka ndikime ushtarake, sesa një projekt me prapavijë qartazi ushtarake.

Miti nr.3: Projektet kineze, janë zakonisht më të lira

Shpesh, vendet partnere të Kinës, pretendojnë se kanë arritur marrëveshje të mira me të. Në fakt BRI ofron projekte të mëdha me pak mbikëqyrje, teksa dhe praktikat e pasigurta të Kinës në fushën e kreditimit, e shtojnë rrezikun e kostove të mëdha dhe korrupsionit.
Në Mianmar, kostoja e një porti për të cilin Pekini fillimisht kishte planifikuar se kushtonte 7.3 miliardë dollarë, u zvogëlua në 1.3 miliardë dollarë, pasi zyrtarët e SHBA dërguan ekspertët e tyre për të ndihmuar në shqyrtimin e marrëveshjes. Pa mbikëqyrjen e duhur, zyrtarët i mbushin xhepat e tyre, dhe ata që e paguajnë dëmin janë qytetarët.
Në çdo lloj marrëveshje, Pekini luan fort për të mbrojtur interesat e veta. Shumica e kredive kineze janë me kushte tregtare, dhe me norma interesi më të larta sesa ndihma standarde e huaj. Kryesisht janë kompanuitë kineze, ato që fitojnë kontratat, dhe marrëveshjet mund të përfshijnë dispozita të tjera të njëanshme. Në Malin e Zi, një autostradë që kushton rreth 20 përqind të PBB-së së vendit, kërkon që çdo mosmarrëveshje të zgjidhet në gjykatat e Pekinit, dhe për më tepër i lejon Kinës të përdorë si kolateral një pjesë të territorit malazez.

Miti nr.4: Nisma e Brezit dhe Rrugës, është tejet e organizuar dhe mirë-menaxhuar nga Pekini

Hartat e BRI, përshkruajnë një botë në të cilën të gjitha rrugët të çojnë në Pekin. Në fjalimet e
tij, Xi Jingping ka folur për krijimin e 6 “korridoreve ekonomike”, që shtrihen përgjatë superkontinentit të Euroazisë. Fakt është se grupet e interesit brenda dhe jashtë Kinës, po formojnë aktivitete që i përshtaten agjendave të tyre.
Gjashtë korridoret e Xi-së, mbeten kryesisht një aspiratë. Me projektet në Arktik, e hapësirës kibernetike dhe hapësirës së jashtme, menaxhimi i çdo lloj gjëje, mund të jetë e pamundur. Rezultati, është një grup aktivitetesh që shpesh janë më kaotike sesa strategjike.

Miti nr.5: Po rrikthehet Rruga e Mëndafshit

BRI u nda fillimisht në dy përbërës, Brezin Ekonomik të Rrugës së Mëndafshit, dhe Rrugën Mëndafshore Detare të Shekullit XXI, emra që evokojnë udhëtimet e eksploratorëve si italiani Marko Polo, dhe arabi Ibn Batuta. Megjithatë tregtia në rrugë tokësore, nuk po shënon një rikthim epokal, meqë 90 për qind e mallrave të botës udhëtojnë nga deti.
Një krahasim më i mire, është lufta midis fuqive koloniale, që zgjati që nga mesi i shekullit XIX deri në Luftën e Parë Botërore. Shumë nga teknologjitë kryesore të BRI-së – portet në ujrat e thellë, hekurudhat e shpejtësisë së lartë dhe kabllot me fibra optike – janë pasardhës të teknologjisë që fuqitë perëndimore përdorën gjatë asaj periudhe, për të zgjeruar qasjen e tyre
në tregjet e huaja.
Britania, Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara, zbatuan plane të mëdha infrastrukturore, që patën kosto të mëdha. Në disa vende, Kina është duke zëvendësuar dhe rigjallësuar projektet e dikurshme koloniale, ndërtimin e hekurudhave në Afrikë, dhe shtrirjen nën det të kabllove që ruajnë dhe transmetojnë të dhënat.

Shënim:Jonathan Hillman, është drejtor i projektit “Reconnecting Asia”, në Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare.

“The Washington Post” – Bota.al

Marketing