Skandali me Alioskin, MPB merr në pyetje personelin e restorantit “La Strada”

Reprezentuesi i Maqedonisë së Veriut, futbollisti Ezgjan Alioski gjatë ditën së sotme ka përjetuar skena të pakëndshme në qytetin e tij të lindjes Prilep.

Marketing

Alioski bashkë me familjen e tij sot deri sa kanë qenë ulur në një restorant në Prilep, në momentet që ata kanë folur shqip, personeli i restorantit i ka dëbuar me arsyetimin se ata po flisnin shqip. Lajmin e ka pohuar edhe vetë Alioski.

Siç mëson Alsat të punësuarit dhe i gjithë personeli i kafesë-restorantit “La Strada”, ku po qëndronte Alisoki tashmë janë marrë në bisedë informative në stacionin policor të Prilepit.