Pritje deri në 40 minuta në kufi për të dalë nga Maqedonia e Veriut drejt Greqisë

Për shkak temperaturave të larta dhe fazës së portokalltë që mbizotëron në Maqedoninë e Veriut, qytetarë të shumtë janë përgatitur që të largohen nga shteti për fundjavë që të shijojnë plazhin dhe ujin në shtetin fqinj, Greqinë, njofton Telegrafi Maqedoni.

Marketing

Në pikë kalimin kufitar Bogorodica, pikën lidhëse me Greqinë qytetarët presin nga 30 deri 40 minuta për të kaluar procedurat administrative dhe pastaj t’i drejtohen plazhit më të afërt.

Atë që nuk mund të udhëtojnë drej Greqisë, e shfrytëzojnë Ohrin, Dojranin, Prespën dhe Strugën, si vende rezervë për pushim dhe freski.