Më 17 dhe 18 qershor fillon regjistrimi në shkollat e mesme të Maqedonisë së Veriut

Në shkollat e mesme të hënën dhe të martën, 17 dhe 18 qershor fillon afati i parë i regjistrimit në vitin e parë të arsimit për vitin shkollor 2019/2020 në afatin e qershorit.

Marketing

Rang-listat me rezultatet e regjistrimit dhe vendet e lira të regjistrimit të parë do të shpallen më 19 qershor. Paraqitja e dytë dhe regjistrimi i nxënësve është më 24 dhe 25 qershor, ndërsa i treti më 1 korrik, njofton gazeta KOHA.

Konkursi i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës siguron 35.690 vende të nxënësve, prej të cilave 24.581 në gjuhën maqedonase, 10.123 në gjuhën shqipe, 952 në gjuhën mësimore turke dhe 34 në gjuhën mësimore serbe.

Në gjimnaz janë parashikuar 10.713 vende të lira. Për arsim profesional në kohëzgjatje prej katër viteve janë siguruar 18.365 vende të lira, për arsim profesional në kohëzgjatje trevjeçare 5490, ndërsa për arsim profesional në kohëzgjatje dy vjeçare ka 408 vende.

MASH paralajmëroi se nga viti shkollor 2019/2020 në të gjitha shkollat e mesme profesionale do të fillojnë të realizohen plane të reja mësimore dhe 1040 programe mësimore të disenjuara modulare për arsim profesional me kohëzgjatje katër vjeçare të cilat parashikojnë vendosje të mësimit përmes punës në vitin e tretë dhe të katërt si element integral në sistemin e arsimit teknik dhe rritje të pjesëmarrjes së mësimit praktik dhe trajnime për nxënësit.