Ministria e Punëve të Brendshme ka apeluar qytetarët që në stinën e verës të jenë vigjilent ndaj zjarrvënieve duke dhënë kontributin e tyre në parandalimin e çfarëdo lloji të zjarreve dhe zjarrvënëseve.
Sipas MPB-së, temperaturat e larta të ajrit ndikojnë në rritjen e rrezikut për shfaqjen dhe zgjerimin e vrullshëm të zjarreve në sipërfaqe të hapura, malore dhe fushore.
Me qëllim të evitimit të rrezikut nga zjarri, mbrojtjes të jetës së qytetarëve, të pronës, shtazëve dhe ambientit, apelojmë që të gjithë jemi të kujdesshëm dhe vigjilent për shmangien e të gjithë shkaktarëve të mundshëm të zjarrit, vërejtjen dhe lajmërimin me kohë, si dhe të ndihmojmë në shuarjen e zjarreve – thuhet në deklaratë.
Qytetarët janë të lutur që për çfarëdo rasti të thërrasin në Qendrën Operative Emergjente, nëpërmjet numrit 112, të cilin ta thërrisni pa prefiks, nga cilido vend në Kosovë.
Po ashtu, qytetarët mund të thërrasin pa pagese edhe në Njësinë profesionale të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit në numrin e telefonit 193; Policinë e Kosovës në numër të telefonit 192; Ndihmën e shpejtë, në numër të telefonit 194
MPB kujton të gjithë se zjarrvëniet e qëllimta, si dhe ato të shkaktuara nga pakujdesia, janë vepër penale dhe sanksionohen me ligj.