Aksident i rëndë në rrugën Shkup-Bllacë

Aksident i rëndë në rrugën Shkup-Bllacë, menjëherë pas tunelit që çon drejt Kosovës.

Marketing

Në orët e mesditës, dy vetura – një BMW me targa nga Tetova dhe Reno Clio me targa kosovare janë përplasur, ndërsa ka të lënduar.

Gabimi, siç thonë dëshmitarët nga vendi i ngjarjes, është i shoferit të Renos nga Kosova, pasi ka tejkaluar katër vetura dhe është përplasur direkt me BMW e tetovarit.

Qytetarë të shumtë po ndihmojnë të lënduarit derisa të vijnë ekipet e Ndihmës së Shpejtë.
Rruga drejt kufirit në Bllacë aktualisht është e bllokuar.