Edhe përkundër faktit se 5 mijë ndërtesa të reja ende qëndrojnë të zbrazura çmimet e ndërtesave të reja nuk do të ulen, përkundrazi, pritet që të rriten si rezultat i shtrenjtimit të materialit ndërtimor dhe mungesës së punëtorëve.
Biznesmenët sqarojnë se bëhet fjalë për një cikël kohor pasi që kërkesa për ndërtime të ndërtesave të reja ende vazhdon të ketë.
“Në nivel vjetor ka kërkesa për rreth 5 mijë ndërtesa, por në një cikël kohor të caktuar, numri minimalizohet, në një periudhë kohore do të ketë numër më të vogël të apartamenteve, kështu që nga ana tjetër gjithçka do të kompensohet dhe rregullohet. Pra sa i përket pjesës së ndërtimit, nuk mund të ketë ndërtime e të mos ketë kërkesë, pra nuk është e mundur që nga ana e kompanisë të investohet e të ketë tepër”, u shpreh kryetari i odës së ndërtimtarisë Ivica Jakimovski.
Nga Agjensia për Kadastër thonë për 3 muajt e parë të vitit janë shitur 687 banesa të reja, 5.340 janë ndërtuar por kanë mbetur të zbrazura, në periudhë të njejtë në fazë ndërtimi janë edhe 11.322 mijë banesa.
Të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikës tregojnë se në nivel shtetëror çmimi mesatar për një metër katror sillet rreth 700 euro. Megjithatë çmimi në vende atraktive në Shkup, kalon mbi 1000 euro në metër katror.