Ambasadori Jazbec: Vendi juaj meriton anëtarësimin në BE

Nga Sllovenia do të merrni përkrahje të pa rezervë për marrjen e datës dhe fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian, por edhe për të gjitha çështjet e hapura dhe teknikat e procesit të bisedimeve, siguron ambasadori i Sllovenisë në Maqedoni, Milan Jazbec.

Marketing

Ambasadori Jazbec për TV21 tha se është me rëndësi që Maqedoni e Veriut t’i zbatojë reformat. Ai shton se vendi është në rrugë të mirë.

“Data do të jetë në vjeshtë, pasi të kalojë vera. Republika e Maqedonisë së Veriut i plotëson kushtet, veçanërisht dy vitet e fundit. Përparimi në vendin tuaj është magjepsës. Unë konsideroj se shumica e vendeve të Evropës gjatë 30 viteve të fundit ju përkrahin, ju kanë ndihmuar dhe me vullnet politik ju inkurajojnë dhe e vlerësuan atë që e ka bërë vendi juaj. Ju keni potencial që të anëtarësoheni në BE.

Republika e Sllovenisë është miku juaj shumëvjeçar dhe ndihmës i Republikës së Maqedonisë së Veriut në rrugën e saj drejt BE-së. Ju uroj për gjithçka që keni arritur deri më tani”, deklaroi Ambasadori i Sllovenisë, Milan Jazbec./TV21