Këto janë shtetet me rrogën minimale më të lartë

Në cilat shtete punëtorët kanë rrogën më të mirë minimale?
Përgjigja është Australia dhe Luksemburgu. Kjo sipas të dhënave nga një institut gjerman që studion tregun e punës, shkruan Gazeta Express.

Marketing

Në Australi për një orë punë puntorët paguhen më së paku 9.47 euro. Kjo është gjashtë herë më shumë se në Rusi, ku rroga minimale është 1.64 euro.

Shtetet e mëdha të Bashkimit Europian përbëjnë pjesën tjetër të shteteve me rrogën më të lartë minimale. Ndërsa Greqia, Brazili dhe Argjenita janë ndër shtetet që paguajnë më pak.