Vënia në funksion e pikës kufitare Llojan – Miratoc mes Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë ka qenë teme kyçe e diskutimit mes liderit të Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti dhe kryetarit të komunës së Preshevës Shqipërim Arifi.
Ky takim vjen pas bllokadave nga ana e Serbisë për ndërtimin e kësaj pike kufitare ndërkohë që Maqedonia e Veriut ka kryer pjesën më të madhe të punimeve. Gjatë takimit janë diskutuar modalitetet që kjo pikë kufitare të vihet në funksion sa më parë që është me interes jetik për banorët lokal dhe për zhvillimin social dhe ekonomik të kësaj zone kufitare.
Lideri I Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka theksuar se me iniciativën e zyrtarëve të lartë të BDI në qeverinë e Maqedonisë së Veriut është asfaltuar pjesa më e madhe e rrugës dhe punimeve të tjera që kanë të bëjnë me pikën kufitare.
Ndryshe kohë më parë kryetari i komunës së Preshevës Shqipërim Arifi deklaroi se pas takimeve që ka realizuar me diplomatët e huaj në Beograd ka marrë përkrahje për hapjen e kësaj pike kufitare.