Shqiptarët janë të prirë për të qenë protagonist në të gjitha sportet jo vetëm në futbollin dhe në vendin tonë talentët dhe ambiciet për të arritur diçka edhe në sportin e hendbollit nuk mungojnë.
I tillë është edhe Klubi i Hendbollit për Femra Çair, i themeluar që nga viti 2008, i vetëm shqiptar në vendin tonë dhe me shumë sakrifica. Pas shumë problemeve ndër vite, sezonin e fundit KHF Çair rikthehet në skenë, me kategoritë e reja të vajzave, duke kaluar një sezon fantastik në kategorinë e kadetëve.
Ish-hendbollisti Basri Latifi që tashmë është trajneri i hendbollisteve të Çairit, e përshkruan sezonin që lamë pas, duke u ndarë i kënaqur me rezultatet dhe kualitetin e treguar të vajzave. Ndërkohë, Semia Islami është themeluesja e këtij klubi dhe e njejta tregon për fillimet dhe vështërisitë e para, duke treguar pak edhe për karakterin e vajzave dhe se sipas saj përzgjedhja e tyre është tejet e rëndë.
Materiali i plotë i përgatitur nga televizioni Shenja për KHF Çair: