Policia ka zbuluar 29 shoferë të cilët kanë drejtuar makinat e tyre nën ndikimin e alkoolit ndërsa katër persona kanë refuzuar të kryejnë testin e alkoolit.
Aksioni, siç informon sot MPB, nga ora 00:00 deri orën 05:00 e kanë zbatuar zyrtar policor nga Reparti për siguri në komunikacion pran SPB Shkup.
“Këta 33 shofer janë përjashtuar prej komunikacioni, përkohësisht u është marrë patentë shoferi dhe janë gjobitur. Janë zbuluar edhe 85 shkelje tjera”, thuhet në komunikatën e MPB-së.
125 shoferë janë sanksionuar për shkak se kanë tejkaluar shpejtësinë e lejuar. Po ashtu janë zbuluar edhe 58 shkelje tjera për të cilët është vepruar në bazë të ligjit.
Nga MPB njoftojnë se në periudhën prej ora 23:00 deri në orën 05:00 të mëngjesit, kanë bërë kontrolle për zbulimin e shkeljeve që i bëjnë shoferët e motoçikletave në territorin e qytetit të Shkupit. Tetë persona janë ndaluar për shkelje të rregullave.