Sindikalistët nuk heqin dorë nga greva e paralajmëruar

Pushteti duhet seriozisht ta kuptojë paralajmërimin për grevë të përgjithshme të sektorit publik. Sindikalistët thonë se nuk heqin dorë dhe nëse shpejtë nuk realizohet takim me Qeverinë dhe nëse nuk ka zgjidhje për kërkesat e tyre, do ta paralizojnë administratën. Përveç rrogave më të larta, nga Konfederata e sindikatave të lira ku kryesisht anëtarë janë punonjës të administratës, kërkojnë edhe pagesën e K-15 në sektorin publik. Nuk pajtohen as me paralajmërimet e Qeverisë për transferimin e punonjësve nga sektori publik në atë privat.

Marketing

Qeveria bën hapa të gabuar. Nuk mund të dalin kundër popullit, kundër punonjësve të tyre që haptas shprehin pakënaqësi. Nuk mund të veprojë ashtu me injorim- deklaroi Jakim Nedelkovski, kryetar i SASHK.

Nga Qeveria për Alsat thonë se në periudhën e kaluar anëtarët e Konfederatës së Sindikatave të Lira kanë qenë pjesë e përgatitjes së të gjitha dokumenteve strategjike dhe ligjeve, siç është ligji për marrëdhënie pune, edhe pse disa muaj kjo sindikatë nuk ka qenë më e përfaqësuar.

Qeveria

“Vendimi i përfaqësimit Konfederatës së Sindikatave të Lira ka skaduar në tetor të vitit 2018. Ata si anëtarë të barabartë të Këshillit socio-ekonomik kanë marrë pjesë në të gjitha seancat deri në seancën më 8 mars 2019, kur edhe zyrtarisht janë informuar se duhet ta rinojnë përfaqësimin e tyre”.

Sindikalistët nuk janë të kënaqur me rritjen e vitit të kaluar, por as me rritjen e paralajmëruar të rrogave në shtator prej 5%.

Ne, në bazë të analizave tona, të bazuara në bazë të rritjes së rrogës minimale në nivel nacional, kërkesa jonë ishte e hapur, për rritje prej 25% të rrogave- thotë Jakim Nedelkovski, kryetar i SASHK.

Nga Ministria e Arsimit ndaj të gjitha këtyre vërejtjeve nga sindikata u përgjigjen se punojnë vazhdimisht në zgjidhjen e të gjitha çështjeve të hapura.

Ministria e Arsimit

“Në mënyrë të vazhdueshme realizohet procesi i transformimit të marrëdhënies së punës, nga në kohë të caktuar në kohë të pacaktuar në pajtim me kërkesat e dorëzuara nga ana e vetëqeverisjeve lokale. Në mënyrë të vazhdueshme investohet edhe në përmirësimin e infrastrukturës arsimore, me qëllim të sigurimit të kushteve më të mira për nxënësit në procesin arsimor, por edhe kushte më të mira për mësimdhënësit”.

Para një jave Konfederata e Sindikatave të Lira organizoi protestë paralajmëruese në qendër të Shkupit, ku anëtarët e sindikatës dolën në rrugë dhe bënë kërkesa konkrete për Qeverinë. Në të kundërtën ata paralajmëruan grevë të përgjithshme.