Maurizio Sarri është konfirmuar si trajner i ri i skuadrës kampionë të Serie A, Juventus.
Prej disa javësh është folur për një kalim të trajnerit italian në Serie A, por pritej vetëm zyrtarizimi.
Pak minuta më parë skuadra e Chelsea ka konfirmuar se Sarri do të largohet nga ‘Stamford Bridge’, kurse së fundmi është konfirmuar edhe emërimi i tij në stolin e ‘Zonjës së vjetër’.
Juve dhe Sarri kanë arritur marrëveshje për një kontratë tri vjeçare, bën të ditur faqja zyrtare e Juves.
Sarri do të jetë në stolin e ‘bardh e zinjve’ deri më 30 qershor të vitit 2022, ku do të synojë të fitojë Ligën e Kampionëve.