Rama zbardh bisedën me Pendarovskin dhe “sulmon” Metën

Gjatë fjalës në Pustec, në kuadër të fushatës për zgjedhjet lokale të 30 qershorit, kryeministri Edi Rama bëri me dije se pas deklaratës së presidentit të Maqedonisë, Stevo Pendarovskit, i cili i bëri thirrje Europës ta veçojë Maqedoninë nga Shqipëria, kishte folur me të. Gjithashtu Rama nuk nguroi të beje një krahasim mes Pendarovskit dhe Metës, duke ironizuar këtë të fundit.

Marketing

“Presim çeljen e negociatave por ndryshe nga ne, Maqedonia është në përpjekje për t’i shpëtuar një kurthi nga brenda që nuk duan negociatat. Presidenti i Maqedonisë kishte bërë një deklaratë ku nënkuptonte se mund të ndahen në trajtimin e tyre.

Presidenti më shkroi dhe u sqaruam lidhur me këtë deklaratë, por e vërteta është që ka një dallim të rëndë për të ardhur keq për ne. Presidenti i Maqedonisë është pjesë e përpjekjes së popullit të tij për të bindur vendet anëtare, KiE-në, ndërsa Presidenti i Shqipërisë është pjesë për të kundërtën, për të krijuar një dyshim që të kthehet në bindje te disa nga vendet, apo te ata që duhet ti bindim së bashku.

Me sjelljet, qasjet dhe papërgjegjshmërinë dhe ndërhyrjen skandaloze në procesit zgjedhor në funksion të një plani ku ai dhe Berisha janë koka, Lulzimi dhe fallxhorja janë marioneta. Presidenti na bën të ndihemi të turpëruar. Ai duhet të merret me qetësimin e fallxhores dhe të ndalonte kafen turke në Shqipëri deri në 30 qershor dhe qetësimin e doktorit. Çfarë i kushton Metës ta ndalonte kafen turke dhe nuk kishte më situata qesharake dhe të rrezikshme” tha ai.