“Stuhia vrasëse” e verës godet Francën dhe Zvicrën

Këto pamje tregojnë stuhinë e pazakontë të breshrit që goditi juglindjen e Francës dhe Zvicrës mbrëmjen e të shtunës.

Marketing

Një 51-vjeçar humbi jetën nga thyerja e një peme në një kamping në Savojën e Epërme në Francë.

Ndërsa një grua u mbyt pas fundosjes së barkës së saj në liqenin e Gjenevës në Zvicër, e gjendur papritur mes stuhisë.

Breshëri ishte aq intensiv sa dëmtoi dhjetëra automjete.

Dëme prej miliona eurosh i janë shkaktuar edhe të mbjellave në jug të Francës, çka detyroi ministrin francez të bujqësisë të shpallë gjendjen e katastrofës natyrore për t’u ardhur në ndihmë fermerëve të dëmtuar.