Fetai: PSP nuk është e pagabueshme, besoj që do të vijë koha që të qëndrojë në piedestal

Prokurorja Fatime Fetai në një intervistë për “1TV” mbrëmë ka deklaruar se është e vetëdijshme se perceptimi për Prokurorinë Speciale Publike është prishur, njofton Portalb.mk.

Marketing

“Kthehemi në një bisedë çarshie dëshpëruese të zbrazët se “prej kësaj asgjë nuk do bëhet”. Besoj se do të vijë koha PSP të qëndrojë në piedestal”, deklaroi Fetai.

Ajo tha se vetëm ata nuk munden ta sjellin drejtësinë në Maqedoninë e Veriut, dhe se ata drejtohen deri te institucionet prej ku ju duhen informata.

“Patjetër të pranoj se PSP, si institucion nuk është e pagabueshme, por ajo që ishte detyra jonë kryesore me sukses e kemi kryer. Ndoshta defekti më i madh është që nuk kemi vendime gjyqësore të plotfuqishme, por ajo rrethanë nuk varet nga PSP”, deklaroi Fetai.

Ndryshe, PSP-së skandon mandati në shtator, ndërkaq bisedimet për Ligjin për Prokurori Publike, me të cilin parashihet integrim të PSP-së në Prokurori Publike, po vazhdojnë tanimë tre muaj, por ende nuk ka asnjë marrëveshje. Mospajtimet mes pushtetit dhe opozitës kanë të bëjnë me nenin 105, i cili është pengesë kyçe në sjelljen e ligjit për Prokurorinë Publike që përfshin dhe përcaktimin e statusit të Prokurorisë Speciale, e që ka të bëjë me vazhdimin e procedurave dhe shfrytëzimin e dëshmive, të cilat janë mbledhur deri më tani.

Opozita kërkon që përmes ndryshimit të nenit 105, t’i anulojë të gjitha akuzat e ngritura nga PSP-ja pas qershorit të vitit 2017 .Nga Ministria e Drejtësisë kanë theksuar nuk do të bëjnë kompromis me vazhdimin e ndjekjes së krimeve të bëra penale dhe se për këtë institucion, nuk do të jetë e pranueshme vendosja e dispozitave që kërkon opozita e që në një formë do të thonë amnisti e fshehtë për disa vepra.