Galeria Nacionale e Maqedonisë së Veriut realizoi bashkëpunimin kulturor me Kosovën

Në Galerinë Nacionale te Maqedonisë së veriut u realizua programi i shkëmbimit të ekspozitave në kuadër të bashkëpunimit kulturor mes Kosovës dhe Maqedonisë Veriore.

Marketing

Drejtoresha Dita Starova Qerimi u shpreh se në këtë ekspozitëkanë marr pjesë emra të skenës botërore nga Kosova port ë shkolluar në Akademi të Arteve në botë, dhe bashkëpunime të tilla do të vazhdojnë në Galerinë Nacionale.
Ekspozita është kuruar nga Avi Lubin, kurator ky shumë i njohur nga Izraeli dhe njëkohësisht, kuratori i sivjetëm i Pavijonit Izraelit të Bienales së Venedikut.

Pjesëmarrës në ekspozitë janë katër artistë nga Kosova dhe një nga Austria (Luan Bajraktari, Gazmend Ejupi, Driton Selmani, Albert Allgaier dhe Fatmir Mustafa – Karllo), organizuar në bashkëpunim me Galerinë Kombëtare të Republikës së Kosovës. Ekspozita do të jetë e vendosur deri më 2 korrik.
Koncepti i ekspozitës “Mjegulla” është i lidhur me disa pyetje që janë aktuale edhe për vendin tonë të ri, siç janë: Çka do të thotë të jesh shtet pjesërisht i njohur? Çka do të thotë të jesh territor i kontestueshëm? Kjo ekspozitë, në një kohë të stresit gjeopolitik, frustrimit me momentin politik dhe jostabilitetin, kur nuk e di çka të presësh dhe si të sillësh, të mendosh për potencialin që e ka ky realitet i mjegullt dhe të reflektosh për faktin se mungesa e qartësisë mund të krijojë shtigje të reja të të pamurit.

Ekspozita “Mjegulla“ fton artistët pjesëmarrës të mendojnë për Galerinë Kombëtare si një jo-vend, ose si një ish territor, dhe t’i përgjigjen këtij qëndrimi. Sido që të jetë, ky është një vend i cili është i njohur mjaftueshëm sa të konsiderohet si vend, por megjithatë si një vend ku rreguëëat e zakonshme nuk vlejnë (madje as graviteti!), një territor halucinogjen i cili ekziston përtej radarit dhe i cili mund të hapë këndvështrime të reja, mënyra të reja të veprimit në realitetin tonë ambivalent.

Avi Lubin është kurator i pavarur dhe shef i studimeve teorike në Programin e Studimeve Pasdiplomike të Arteve të Bukura, në Kolegjin e Arteve Hamidrasha. Ai është bashkë-redaktor themelues i Tohu, një publikim i pavarur i artit online në tre gjuhë (publikohet në gjuhën hebraike, arabe dhe angleze).
Punët e tij të kurimit përfshijnë ekspozita personale dhe grupore, në mesin e tyre Shkolla e Artit në Muzeun në Tel Aviv (Pavijoni Helena Rubinstein); Kohët e Errëta në Galerinë e Artit të Universitetit Schreiber; Universiteti Tel Aviv; Pasagjeri i Fshehur në Apexart, Nju Jork; Lëvizjet Rrethore në Kunstverein Kunsthaus, Potsdam; Gjurmë dhe Entropi në Studiot Artistë ‘, Jerusalem, Paradoksi i Gjyshit në Galerinë Chelouche, Tel Aviv; Projektet e Artit ON-OFF, Hamburg; Themelet në Sommer Contemporary, Tel Aviv; dhe Fundi i Historisë në Künstlerhaus Speckstraße dhe Kutscherhäuser, Hamburg.