Sistemi pensional në vend është stabil dhe për herë të parë pas shumë viteve u paguan pensionet pa huazime, theksoi sot ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Milla Carovska, e cila mori pjesë në punën e takimit të 11-të të drejtorëve të fondeve pensionale të shteteve të ish RSFJ-së, që prej sot mbahet në Ohër.
“Reformat e zbatuara në pjesën e stabilizimit të sistemit pensional tashmë i tregon efektet. Rritja e kontributeve dhe e numrit të të punësuarve, rritja e bruto prodhimit vendor do të nënkuptojë rritje të pensioneve”, theksoi Carovska.
Ajo përkujtoi se vrima në Fondin pensional prej tre miliardë denarë në vitin 2006 ka arritur 18 miliardë denarë. Këtë vit fondi paguan pensione, me vrimë të ulur prej tre deri në katër miliardë denarë, gjegjësisht paguhen pensionet pa huazime.
“Kjo tregon se sistemi pensional bëhet i qëndrueshëm. Ka edhe shumë punë për të punuar, vrima e krijuar dhjetë vite rrezikonte që të krijojë cunami fiskal, e gjithë kjo për shkak të politikave joadekuate, të papërgjegjshme që sjellë deri te ulja e kontributeve, rritjen joreale të pensioneve pa logjikë ekonomike”, theksoi Carovska.
Njëkohësisht ishte theksuar se pensionet rriten, dy herë janë rritur në vitin 2017 dhe gjithashtu dy herë javën e kaluar, ndërsa edhe në prill të këtij viti me pagesën për marsin.
“Kjo nënkupton se në vazhdimësi pensionet po rriten, dhe kjo falë rritjes reale ekonomike. Fokusi i aktiviteteve tona mbetet në stabilizimin e fondit pensional dhe ruajtjen e linjës së mirë në sistem”, tha Carovska.
Në takimin në Ohër udhëheqësit e fondeve pensionale të shteteve të ish bashkësisë do të diskutojnë për çështje të sferës së politikës sociale dhe pensionale, bashkëpunimit të ndërsjellë, procedura dhe veprime drejtë qytetarëve të cilët kanë realizuar të drejtat e pensioneve në ish shtetin duke pasur parasysh që të gjithë, tani sisteme kombëtare, rrjedhin nga një fond i njëjtë pensional.