Marcos Llorente është zyrtarisht lojtar i Atlético Madridit pa marrëveshjes së arritur me rivalët ndërqytetas të Realit. Mesfushori 24-vjeçar do të luajë me “Los Colchoneros” për 5 sezonet e ardhshme. Marrëveshja u mbyll për rreth 40 milionë euro.
Llorente u afrua nga Diego Simeone me synimin për të mbushur boshllëkun e krijuar nga largimi i Rodrigos. Pasi Zidane e kishte informuar mesfushorin se nuk e kishte në planet e tij, atëherë ai u dha përparësi bisedimeve me Atleticon, derisa palët arritën marrëveshjen përfundimtare.
Për Simeonen, që e ka kërkuar edhe dy vite më parë, Marcos ka cilësitë e duhura për të qenë protagonist në radhët e “Los Colchoneros”.