Ambasadori i Francës në vend, Christian Thimonier përsëriti se edhe për Parisin zyrtar prioritet është reforma në BE, ndërsa vendi duhet vazhdojë me agjendën reformuese.
“U bënë hapa përpara, mbetet ende punë dhe në muajt e ardhshëm që mbeten deri në vjeshtë mund të shërbejnë për dëshmi shtesë për kapacitetin tuaj, të zbatoni reformat dhe t’i hapni negociatat”, tha Thimonier, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Për këtë u përgjigj edhe kryetari i Këshillit Nikolla Poposki i cili tha se vendi gjatë kohë e pret BE-në dhe bëri thirrje që të shqyrtohet situata.
Mundësia e ardhshme që vendi të siguroj datën për nisjen e bisedimeve me BE-në është më 17 dhe 18 tetor në Bruksel kur është caktuar mbledhje e Këshillit Evropian, ku pritet të dominojnë temat për daljen përfundimtare të Britanisë së Madhe nga BE dhe përbërja e re e Komisionit Evropian.