Më 17 korrik, biznesmeni Sead Koçan shkon në burg. Gjykata Penale përpiloi akt udhëzues me të cilin Koçani për më pak se një muaj duhet të fillojë vuajtjen e dënimit me burg në lartësi prej 4 vite e 8 muaj. Ai është i dënuar në lëndën e PSP-së me emrin “Trust”, meqë si drejtor i ndërmarrjes “Transmet” me dokumente të rrejshme ka marrë tenderë për gërmimin e thëngjillit në “REK Bitolla” për një shumë prej 17 milionë euro.
Gjykata Penale e shkallës së parë e dënoi Koçanin me 6 vite burg më 20 korrik të vitit 2018, ndërsa më 11 mars Gjykata e Apelit ia uli dënimin për një vit e katër muaj. I akuzuari i dytë Vasilie Aviroviq mori dy vite me kusht nga Apeli.
Sipas nenit 139 të Ligjit për ushtrimin e sanksioneve, personi i dënuar mund të anulojë fillimin e vuajtjes së dënimit nëse gjendet për shërim nga ndonjë sëmundje më e rëndë akute ose varësi, në rast të vdekjes ose sëmundjes së rëndë të anëtarit më të ngushtë të familjes si dhe në rastet:
Neni 139, Ligji për zbatimin e sanksioneve
Ushtrimin ose përfundimin e punëve të paprolongueshme në fushë ose punë sezoni të shkaktuar nga ndonjë fatkeqësi elementare ose ndonjë fatkeqësi tjetër
Të përfundojë punën që e ka filluar, nëse për shkak të mospërfundimit të punës do të ishte shkaktuar dëm i konsiderueshëm
Nëse së bashku me personin e dënuar janë dënuar bashkëshorti ose anëtarë të tjerë të amvisërisë ose nëse disa prej tyre janë duke ushtruar dënimin, ndërsa me udhëzimin e të gjithë këtyre personave që të vuajnë dënimin do të ishte rrezikuar ekzistenca e anëtarëve të moshuar dhe të mitur të familjes.
Pas shpalljes së detajeve të hetimit për “Trust” në vitin 2017, Prokuroria Speciale Publike kërkoi paraburgim për Koçanin. Gjykata Penale i shqiptoi paraburgim prej 30 ditësh, urdhëresa në polici nuk mbërriti me kohë, me çka Koçani e kishte braktisur vendin. Ai, sipas avokatëve ka qenë në udhëtim zyrtar. U kthye në shtet, pasi që paraprakisht Gjykata supreme e shpëtoi dhe ia pezulloi paraburgimin.