Sot vendimi për rastin e Almirit

Në Gjykatën Themelore të Kumanovës sot pritet të merr epilog procesi gjyqësor për rastin e Almirit 4 vjeçar, ndërsa pala e dëmtuar thonë se nuk presin asgjë më shumë nga vendimi i parë, pasi sipas tyre procesi deri më tani është zhvilluar në kundërshtim me Kodin Penal.

Marketing

Në fillim, akuza ndaj të akuzuarit të parë Boban Iliq ishte ngritur për “vrasje” ndërsa më pas falë ekspertizave nga Branisllav Stefanovski, Zoja Babinkostova dhe Stoillko Zllatkovski, vepra u rikualifikua në “vepër të rëndë kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion”, përcjellë Alsat-M.

Për vrasjen e Almir Alit në vendimin e shkallës së parë, Boban Iliq i cili shtypi vogëlushin 4 vjeçar me makinë u dënuar me 6 vite burg, ndërsa Sedat Aliu, Abdulla Alit dhe Sami Demiri u dënuan me 6 deri 9 muaj burg efektiv.

Vrasja e Almir Aliut ndodhi më 25 qershor 2016 në Kumanovë si pasojë e një zënke paraprake mes prindit të Almirit, Sedat Aliu dhe Boban Iliq bashkë me vëllain e tij Bojan Iliq i cili nuk është përfshirë në akuzën e Prokurorisë Themelore të Kumanovës.