Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka takuar ministrin e Jashtëm të Sllovakisë njëherit edhe kryesues i OSBE-së, Miroslav Lajçak, me ç’rast kanë diskutuar për marrëdhëniet bilaterale dhe politike mes dyja vendeve.
Haradinaj ka bërë të ditur se gjatë takimit kanë diskutuar edhe për bashkëpunimin me Misionin e OSBE-së në Kosovë si dhe forcimin e marrëdhënieve në mes të dy shteteve, veçanërisht në rrugën e përbashkët euro-atlantike, transmeton Klan Kosova.
“E falënderova Ministrin Lajçak për qëndrimin e tij të qartë kundër shkëmbimit të territoreve dhe theksova se njohja e Kosovës nga të gjitha vendet anëtare të BE-së, veçanërisht nga Sllovakia, është një kontribut i drejtpërdrejtë për sigurinë e stabilitetin e gjithë rajonit”.