Rama: Meta është si hëna që ndryshon. Me dekretin bëri gabim fatal

Kryeministri Edi Rama e cilësoi Presidentin Ilir Meta si një personazh kompleks që ka bërë gjëra të mira dhe të gabuara. Por vendimin për shtyrjen e zgjedhjeve të Metës e konsideroi si “një gabim fatal”.

Marketing

“Është personazh kompleks, ka bërë gjëra të mira. Ka bërë gjëra të gabuara nuk kemi çfarë i bëjmë. E bëri për të nxitur dhunën padiskutim edhe ka gjithë këto ditë që nuk ka thënë një fjalë kundër dhunës. Përkundrazi. Dhe ishte fatale për të. Gabim fatal për të nuk e bën kurrë një president republike një gjë të tillë (Dekreti për shtyrjen e zgjedhjeve). Eshtë si hëna, që rrotullohet herë është e plotë, herë e qorruar komple”, u shpreh Edi Rama gjatë një takimi me banorë të Kombinatit në Tiranë.