Milan kërkon ndihmë te miku Perez, objektiv janë Isco dhe Asensio

Milan kërkon të forcojë skuadrën për sezonin e ardhshëm, ndërsa Real Madrid është i detyruar të shesë pas transferimeve të bujshme të qershorit. Nevoja të ndryshme, që pritet të rikthejnë miqësinë historike mes dy klubeve. Kjo konfirmohet edhe nga vizita e fundit e Paolo Maldinit në Madrid, ku është takuar me Florentino Perez për të marrë informacion për të gjithë futbollistët “los blancos” që kanë bërë gati valixhet.

Marketing

Siç dihet, klubi mkuqezi është I detyruar të shtrëngojë rripat për shkak të Fair Play Financiar dhe lojtarët e rinj pas shumë kosto ekonomike janë pika kryesore e stradegjisë së kupolës drejtuese milaniste. Kështu tregu i Realit është I preferuar, edhe për shkak të lëshimeve që Perez mund të bëjë për hirë të raporteve të shkëlqyera mes klubeve. Sipas mediave italiane, Maldini ka marrë informacion për të gjithë lojtarët që janë në listën e daljes së Zidane. Dani Ceballos, Odegaard dhe Theo Hernandez janë në krye të listës, por Milan dhe Maldini shkojnë edhe më larg se kaq. Është e vështirë, por të provosh nuk humbet asgjë.
Prandaj, Isco, Asensio dhe Mariano Diaz gjithashtu tundojnë klubin kuqezi. Maldini është kthyer optimist nga Madridi, ndërsa pritet të takohet me Ivan Gazidis për të vendosur përfundimisht. Por gjithçka do të varet edhe nga merkato në dalje. Donnarumma, Suso, Kessi dhe Cutrone mund të jenë të sakrifikuarit e Milanit për të nisur një kapitull të ri me një stradegji më afatagjate.