Dje në një aksident të ndodhur në qarkoren e Shkupit u aksidentua dhe vdiq edhe një polic i policisë rugore Safet Bajrami, ndërkohë që familjarë e tij informojnë se varimi i të ndjerit do bëhet sot në namazin e Ikendisë.
“Falja e xhenazes së policit Safet Bajrami bëhet sot në kohën e Ikendisë në xhaminë e Bedrit në Butel 1 dhe përcillet në varrezat e Butelit”, kështu thuhet në njoftimin e lëshuar nga familja Bajrami.