Një vet-aksident me fatalitet ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit në magjistralen Prishtinë – Ferizaj, afër KFC-së. Mësohet se personi që mbeti i vdekur ishte menaxher i këngëtarit të njohur kosovar, Azet.
Burime tona tregojnë se i njëjti ishte mbrëmë në njërën prej klubeve të Prishtinës. Bëhet fjalë për Sefa Kaya, turk me shtetësi gjermane.