Edhe pse nuk kanë kaluar më shumë se gjashtë muaj nga transferimi i Leandro Paredes te PSG, këta të fundit kanë vendosur ta nxjerrin në shitje mesfushorin argjentinas.
24 vjeçari gjatë afatit kalimtar të janarit, u largua nga rusët e Zenit St Petersburg, për t’iu bashkuar kampionëve të Francës.
Para se të vendoste për PSG-në, Paredes kërkohej edhe nga Milan, që kërkonte ta rikthente në Serie A ish anëtarin e Romës.
Projekti i PSG-së dhe prania në Ligën e Kampionëve, kishte shtyrë argjentinasin të zgjidhte skuadrën e Thomas Tuchel.
Mos ambientimi në Francë, kanë bërë që PSG ta nxjerrë në shitje mesfushorin 24 vjeçar, i cili të ardhmen mund ta ketë në Serie A.
Është Milan që sërish po kërkon mundësinë e transferimit të Paredes, dhe drejtorët e rinj të skuadrës ‘Rossonere’, kanë filluar të punojnë për të arritur një marrëveshje.